Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është takuar me homologun francez Emmanuel Macronin.
“Fola me Presidentin Francez Emmanuel Macron. Ekipet tona në Gjenevë po punojnë me partnerë dhe është shumë e rëndësishme që të arrijmë rezultate konkrete dhe që këto ta sjellin Ukrainën dhe të gjithë Evropën më afër paqes dhe sigurisë së besueshme. Ne po koordinojmë qëndrimet tona dhe është e rëndësishme që të ketë dialog, që diplomacia të jetë rigjallëruar. Ne mbështetemi te partnerët tanë që të dëgjojnë argumentet tona”, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X. m.p.
