Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi, ku të dy vendet do të lidhin një marrëveshje për eksportin e armëve, njoftoi qeveria suedeze të martën.
Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linköping, selinë e grupit Saab që prodhon avionin luftarak Gripen.
“Pas takimit të tyre, zotërinjtë Kristersson dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë një njoftim në fushën e eksporteve të mbrojtjes”, tha qeveria. /K.M