Last Updated on 02/05/2026 by Leonard
Mentor Hoxha/ Francë
1 maji është festa ndërkombëtare e punëtorëve dhe punonjësit shqiptarë gëzojnë dhe pinë raki e hanë qofte me shumicë këtë ditë, pesë sindikatat kryesore në Francë (CFDT, CGT, FO, CFE-CGC dhe CFTC) e kthejnë një ditë proteste për të kërkuar kushte sa më të mira dhe paga sa më të larta për punonjësit e sektorit shtetëror dhe privat. Treqind e njëzet demonstrata u zhvilluan sot në të gjithë Francën ku morën pjesë më shumë shumë se 100,000 njerëz të të gjitha moshave.
Marshimi sindikal në Paris nisi në orën 14:00 nga Place de la Nation (Sheshi i Republikës), vazhdoi përgjatë Boulevard Voltaire dhe kaloi Place Léon Blum, përpara se të arrijë në Place de la Nation. (në sheshin kombëtar). Njëmbëdhjetë stacione metroje dhe Boulevardi Voltaire u mbyllën.
Këto protesta të përvitshme, u ndezën më shumë këtë vit nga debati i nxehtë disajavor mes sindikatave të punonjëve dhe qeverisë që dëshiron t’u lejojë furrtarëve dhe luleshitësve të punësojnë punonjësit e tyre edhe në këtë ditë feste.
“1 Maji 2026 nuk duhet të jetë ndryshe nga 1 Maji 2025 ose 2024” deklaroi në Franceinfo Marylise Léon, sekretare e përgjithshme e sindikatës CFDT. “Rregulli nuk është që bizneset duhet të jenë të hapura. Paga minimale duhet të rritet sepse sot ka inflacion”, i vlerësuar në mbi 2%, duke propozuar “negociata paralele në sektorë të ndryshëm profesionalë”.
Në një letër drejtuar Kryeministrit Sébastien Lecornu, sekretarja e përgjithshëm e CGT, Sophie Binet kërkoi gjithashtu një rritje prej 5% të pagës minimale dhe indeksimin e pagave me çmimet dhe për të luftuar koston e lartë të jetesës. Sot, po japim alarmin. Varfëria nuk ka qenë kurrë kaq e lartë”, pohoi ajo. Lidhur me punën më 1 maj, udhëheqësja e sindikatës beson se “kakofonia e qeverisë i ka dhënë liri të plotë sjelljes së keqe të punëdhënësve”.
Mbulohet me miell kryetari i Partisë Socialiste
Gjatë demostradave të sotme, nuk munguan as incidentet dhe zhargonet fyese ndaj politikanëve. Ndërsa sindikatat pretendojnë 12,000 pjesëmarrës në demonstratën në Lyon (krahasuar me 6,500 sipas vlerësimeve nga prefektura e Ronës), autoritetet njoftuan se dy persona u arrestuan gjatë marshimit. Sipas Le Progrès, ata akuzohen për “pjesëmarrje në një tubim me qëllim kryerjen e vandalizmit” dhe “dhunë (qëllim me mortaja) kundër personave që mbajnë autoritet publik”. “Katër persona u arrestuan për hedhje predhash dhe dhunë kundër forcave të rendit, dëmtim të pronës publike dhe pjesëmarrje në një tubim me qëllim kryerjen e dëmeve me fytyrat e fshehura”, njoftoi prefektura e Rhône në mediat sociale pas demonstratës së 1 majit në Lyon.
Incidenteve dhe fyerjeve nuk u shpëtoi as Kreu i Partisë Socialiste Olivier Faure. Gazetat lokale Le Courrier Picard dhe ICI Picardie raportojnë se kryesocialisti, i cili po merrte pjesë në demonstratën sindikale të 1 Majit në Amiens këtë të premte u qëllua me miell dhe iu nënshtrua sloganeve armiqësore gjatë paradës së Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve në Amiens. Demonstruesit gjithashtu hodhën fyerje ndaj Sekretarit të Parë të Partisë Socialiste, duke bërtitur : “ Casse toi, sale traître ” (“Zhduku, o tradhtar!”: “Partia Socialiste jashtë!”, “Të gjithë e urrejnë Partinë Socialiste!” (Le Parisien, 1 Maj 2026). Media lokale publikoi imazhe të udhëheqësit socialist me xhaketën e tij të mbuluar me miell. Kur u kontaktua nga Agence France-Presse, as Faure dhe as shoqëruesit e tij nuk u përgjigjën.
Dhuna ndaj kryesocialistit u dënua nga disa zyrtarë të lartë të PS-së, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Faure. Në një postim në X, kryetari i bashkisë së Parisit, Emmanuel Grégoire, e dënoi incidentin: “Absolutisht e papranueshme, mbështetje për Olivier Faure”, ndërsa President i Grupit Socialist në Asamblenë Kombëtare, Boris Vallaud shkroi: “Këto metoda janë të papranueshme dhe minojnë luftën e të gjithë të majtës dhe punëtorëve në këtë Ditë Maji që na bashkon”, shkroi deputeti i Landes në Twitter. Gjithë mbështetja ime për @faureolivier.
Edhe gjatë demonstratës së 1 Majit në Paris në vitin 2025, disa zyrtarë të Partisë Socialiste u vunë në shënjestër. Në 1 Majn e kaluar, ishte deputeti socialist Jérôme Guedj u përball me një pritje armiqësore nga disa protestues në Paris, kurse në 2024, themeluesi i Place Publique, Raphaël Glucksmann u desh të shoqërohej jashtë marshimit në Saint-Étienne.
