Last Updated on 22/10/2026 by Monika
Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se Rama nuk do të përmbyset.
“Mendoj që 10 ditët e para kanë qenë efektive dhe e kanë tronditur Ramën dhe pushtetin e tij pastaj kaluam në skenografi, me kalamaj dhe . Një pushtet e lodh masiviteti, jo gandizmi se jemi popull i vogël. Pastaj kur kalojmë në polarizim nuk e mund shtetin se është i organizuar.
Edhe një diktaturë ka konsensusin e popullsisë. Edhe Edi Rama e ka konsensusin e popullsisë.
Duhen tre kushte që ta përmbysësh një pushtet: kriza ekonomike. Pse ra komunizmi? Se kishte krizë ekonomike.
Tani krizë ekonomike nuk ka që të çojë në kolaps të vendit. Dhe Edi Rama nuk ka vullnet për ta lënë pushtetin”- tha Hila./mxh
