Deputeti i PD-së Ivi Kaso ka folur për planin e qeverisë për të hapur 20 qendra të tjera në Shqipëri për të strehuar emigrantët e vendeve të treta. Në një dalje televizive, Kaso është shprehur se kjo është një lëvizje e Ramës për të pastruar imazhin e tij pasi ka marrë goditje shumë të forta nga mediat ndërkombëtare në SHBA apo BE.
“Kryeministri i vendit tonë ka halle shumë të ndryshme nga ato që kemi ne.
Hallet që ka kryeministri për të pastruar imazhin e tij pasi ka marrë goditje të forta nga mediat ndërkombëtare veçanërisht nga SHBA.
Në një tentativë për të reklamuar këtë imazh, mendon që nga sot nesër, pasi premtoi se nuk do ta bënte për askënd tjetër përveç Italisë se ua kemi borxh, vinjë 20 qendra.
Parashikohen të vijojnë 8 mijë emigrantë në këto qendra. Ka përzgjedhur vendet që i pretendon se janë të tijat pasi ka votat”, tha Kaso./K.M
