Gazetari Ardit Rada ka habitur jo pak në emisionin “Ora e fundit” teksa ka dhënë detaje të panjohura për 21 Janarin e 2011-ës.
I pyetur nga Emilian Islami se pse mund të jenë fshirë serverat e Kryeministrisë, Rada tha se kjo nuk lidhet me urdhrin për vrasjet. Sipas tij, kamerat e godinës së Këshillit të Ministrave kanë filmuar Sali Berishën ditën e 21 Janarit teksa mbante vetë automatik në dorë.
“Duhet të kuptoni që urdhri për të qëlluar ose jo, nuk filmohet në kamera. Korridoret e Kryeministrisë kanë patur kamera të përgjithshme, që nuk filmonin audio në distancë apo me cilësi. Dhe urdhri në këto raste nuk jepet duke ulëritur, por nëkonfidencë, në zyrë. Nga informacionet që unë kam, vetë Sali Berisha ka bredhur nëpër korridore duke inspektuar gardistët dhe në dorë ka patur kallashnikov. Madje në çdo kat të godinës ka patur dhjetëra gardistë të armatosur rëndë në pozicion zjarri, me mitralozë. Për çdo rast nëse protestuesit hynin në godinë, siç kemi shembullin e 14 Shtatorit 1998. Për këtë arsye janë zhdukur pamjet. Për të mos dalë pamjet e Berishës dhe dinamikës që ka ndodhur brenda Kryeministrisë” – tha Ardit Rada në ABC News./kb
