DJ Gimbo ka festuar 26-vjetorin e lindjes, duke e shënuar këtë moment të veçantë mes njerëzve të tij më të afërt dhe urimeve të shumta në rrjetet sociale.
Mesazhet e urimit nuk kanë munguar, por vëmendjen e ka marrë veçanërisht ai i Gjestit. Përmes një komenti në Instagram, ai i ka uruar mikut të tij shumë vite të tjera, pranë familjes dhe me suksese në çdo hap.
“Urimeeeeeeeeeeeeeeeeeee babaaa ktu! Edhe shum tjera bashk, edhe shum tjera afer familjes, edhe shum tjera me suksese”, shkroi Gjesti.
Urimi i tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa mënyra e përzemërt e zgjedhur nga Gjesti për t’iu drejtuar Gimbos ka reflektuar afrimitetin mes tyre./mxh
