Ish-futbollisti David Beckham ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të tij me bashkëshorten Victoria Beckham, duke reflektuar mbi rrugëtimin e gjatë të çiftit dhe familjes së tyre.
“I kemi kaluar 29 vite bashkë dhe 27 vite martesë, dhe ti më ke dhënë gjithçka që mund të dëshiroja ndonjëherë… Arritja jonë më e madhe do të jetë gjithmonë familja jonë. Të dua dhe gëzuar përvjetorin”, ka shkruar ish-futbollisti i njohur.
Çifti Beckham, një nga më të famshmit në botën e showbiz-it dhe sportit, vijon të mbetet ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndajnë momente nga jeta e tyre familjare dhe profesionale./mxh
