Të paktën pesë persona u vranë në një sulm me dron ukrainas në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit Zaporizhia, tha guvernatori i emëruar nga Moska, Yevgeny Balitsky.
“Një sulm me dron armik në një parking makinash në vendbanimin Vesele vrau pesë persona dhe plagosi tre të tjerë”, shkroi Balitsky në Telegram.
Rusia, e cila ka zhvilluar një ofensivë ushtarake në shkallë të plotë kundër Ukrainës për gati pesë vjet, njoftoi aneksimin e rajonit jugor të Zaporizhia në shtator 2022, megjithëse e kontrollon vetëm pjesërisht territorin.
Gjatë disa muajve të fundit, Rusia dhe Ukraina kanë intensifikuar ndjeshëm sulmet e tyre me rreze të gjatë veprimi kundër njëra-tjetrës, duke synuar gjithnjë e më shumë objekte civile si fabrika dhe rafineri, ndërsa Uashingtoni ka kërkuar negociata për t’i dhënë fund konfliktit./ad
