Last Updated on 02/12/2024 by adminfjala
Afrimi i festave të fundvitit kthen edhe aktivitetet në vend, veçanërisht në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës ka ndezur sot (2 Dhjetor) dritat Pemës së Festës në “Sheshin Skënderbej”.
I pranishëm në shesh edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Ceremonia pasoi më tej edhe me koncertin festiv nga fëmijët e pranishëm. Gjithashtu u lajmërua edhe për koncert falas për ‘Natën e Bardhë’ në Tiranë./e.t