Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë tragjikisht rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit pasi aksidentalisht ka rënë nga 10 metra lartësi.
63-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe nga plagët e marra nga rënia nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa e kujton viktimën një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan të spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.
“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.
Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës
Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur.
Do të na mungosh Beni!”, shkruan Alimehmeti./ S,M