“Kushtojnë 200-500 mijë €”/Berisha akuza socialistëve, u liston markat luksoze të çantave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka kthyer parlamentin në një sallë mode. Ish-kryeministri tha se ministret shkojnë në Kuvend me çanta të markave luksoze si Louis Vuitton, Bottega dhe Veneta.

Berisha tha se vlerat e çantave shkojnë 200 mijë deri në 500 mijë euro.

“Po të jetë për çantën ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë të disa drejtoreshave janë 3 herë më të kushtueshme se çanta Christian Dior e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut”, tha kryedemokrati.

“Koreja e Jugut desh mori flakë për një çantë Christian Dior të Zonjës së Parë. Por çantat Chirstian Dior nuk janë më të kushtueshmet. Çantat që hyjnë dhe dalin në Parlament qeveritaret, Hermes Birkin, Bottega Veneta (qeshin), se nuk i keni parë ju, Louis Vuitton, shihni juve. Kushtojnë nga 200-500 mijë euro.

Po, Hermes Louis Vuitton. Kjo është për qytetarët tanë, koreanët kanë një nga standartet më të larta në botë, janë një demokraci. Dhe për çantën e Zonjës së Parë u krijua ajo që s’kishte ndodhur kurrë.

Po të jetë për çantën ju garantoj se çantat e ministreve, për të mos thënë të disa drejtoreshave janë 3 herë më të kushtueshme se çanta Christian Dior e Zonjës së Parë të Koresë së Jugut”, deklaroi Berisha./e.t

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV