35-vjeçarja greke rrëfen dhunën e policit të Kuvendit: Grushta, shuplaka, shkelma!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja 35-vjeçare e një polici të Kuvendit në Greqi ka pretenduar se është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas mediave të huaja, ajo ka thënë se dhuna e bashkëshortit të saj nuk prekte vetëm atë, por edhe fëmijët e tyre.

“Gjithçka nisi pak para vitit 2016. Burri më detyronte me dhunë dhe kërcënime për çdo gjë”, tha ajo.

Ai shtoi: “Kam folur vazhdimisht me vajzat e mia se çfarë mund të bëjmë për të dalë nga kjo situatë e sëmurë. Vajzat më luteshin të largohesha. Ai i regjistronte aktet e tij të sëmura me një aparat fotografik që kishte dhe disa me celularin e tij”, tha ajo.

“Shenjat e para të sjelljes abuzive u shfaqën që në fillimet e lidhjes së tyre, por ajo, siç tha, nuk ka reaguar:  “Takimi ynë i parë ishte në sheshin Sintagma. Disa ditë më vonë, ne rregulluam që ai të më merrte nga konviktet e Shkollës. Me makinë shkuam në Porto Rafti. Që atëherë ishim bashkë dhe në fakt nga e njëjta ditë shkova të qëndroja në shtëpinë e tij. Një muaj më vonë, pashë fytyrën e tij tjetër. Mbaj mend që isha ulur në oborrin e shtëpisë së tij dhe isha në telefon me një shokun tim. Në një moment thashë një sharje teksa po flisja. Kur e mbylla, ai erdhi drejt meje dhe më goditi shumë fort. U tremba. ‘Nuk e duroj dot te dashuren time duke folur keshtu! Cfare je ti’, më tha ai. Nuk reagova. E pranova”, shtoi ajo më tej.

Gjërat u përkeqësuan, siç përshkroi 35-vjeçarja: “Me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan. Në fillim më godiste me grushte, shuplaka dhe shkelma. Më pas filloi dhuna në aktin seksual. Kam plagë pranë vetullave nga goditjet. Djegie të shpinës dhe gjoksit. Po më digjte me çakmak e qirinj. Gjithmonë i thosha se nuk dua, qaja pa pushim, por ai pretendonte se isha imorale sepse kisha marrëdhënie përpara tij dhe se duhej të kaloja prova për t’i treguar se e meritoja të jem me të.”

Lexo edhe :  Gjykata lëshon urdhër: Albin Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale!

Ajo shtoi më tej se pas rasteve kur e dhunonte, bashkëshorti i blinte dhurata për ta qetësuar.

“Dhe çdo herë pas incidenteve të dhunës, ai kujdesej të më përkëdhelte me dhurata. Një ditë, pasi u vonua metroja, kur shkova në shtëpi ai filloi të më rrihte dhe më kërkoi që t’i pranoja se isha me dikë tjetër. Më torturoi derisa mori përgjigjen që donte”, tha ajo më tej./E.T

Të fundit

Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve

Instituti Norvegjez Nobel njoftoi se nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti arrijnë në 338, nga të...

Stuhitë e fuqishme godasin Shtetet e Bashkuara, raportohet për viktima dhe dëme të shumta

Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt...

Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas, reagon Rama: Projekti nuk paraqet asnjë kërcënim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në Tragjas të Vlorës, që ka nxitur shumë reagime, me banorët që shprehen se...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe...

Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 93. 5...

Lajme të tjera

Web TV