Meteorologia bën paralajmërimin e fortë: Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia e Tanja Porja paralajmëroi se një stuhi e fuqishme ciklonare po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe afatshkurta. Sipas saj dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa priten rrebeshe dhe borë e dendur në vend.

“Dita e sotme ka nisur me reshje veriu pritet të ketë rrebeshe gjatë mëngjesit, në mesditë e vijim reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Një stuhi e fuqishme ciklonare mbetet në Italinë jugore dhe në Adriatik.

Stuhia ciklonare i afrohet brigjeve shqiptare, por vetëm kaq, duke bërë që të forcohet era në hapësirat detare dhe territor. Presim sot erë të fortë juglindore dhe lindore. Kjo erë e fortë mban stuhi të fuqishme ciklonare. Rrebeshe afatshkurtra kemi në skajin jugor dhe verior sot, më të pakta në qendër dhe për disa ditë me radhë”.

Meterorologia tha se dëbora do të zbresë në 800 metra lartësi nga niveli i detit dhe do të jetë disa centimetra.

“Dëbora zbret në 800 metra lartësi nga niveli i detit, disa cm. Reshjet e borës janë të izoluara gjatë paradites në skajin verior e verilindje. Më të pakta në juglindje”.

Sipas saj termometri ka shënuar rënie të lehtë në minus 1, ndërsa maksimumi në 14 gradë celsius. Pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm termometri do të vijojë të shënojë rënie. Porja paralajmëron përkeqësim të motit edhe në ditët në vijim me reshje shiu e rrebeshe edhe për disa ditë me radhë./    S,M

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV