8 dhjetor 1990- Dita e Rinisë, simbol i guximit dhe demokracisë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 8 dhjetor 1990, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën zërin kundër regjimit komunist, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë. Në “Qytetin Studenti”, për herë të parë pas 46 vitesh nën regjimin totalitar, studentët dolën në protestë për të kërkuar ndryshim. Fillimisht, ata bojkotuan mësimin dhe protestuan për kushtet e vështira ekonomike dhe jetesën e papërshtatshme në konvikte.

Protesta mori përmasa të reja kur forcat policore dhe ushtarake përdorën dhunë për të shpërndarë turmat. Incidenti vetëm sa e forcoi vendosmërinë e studentëve, duke i shtyrë ata të kërkojnë jo vetëm përmirësimin e kushteve, por edhe ndryshime të thella politike, si lejimin e pluralizmit dhe garantimin e të drejtave themelore. Me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan një shtet të së drejtës, integrim evropian dhe një shoqëri demokratike.

Kjo lëvizje studentore u bë katalizatori i rënies së komunizmit në Shqipëri, duke i dhënë fund epokës së izolimit dhe duke hapur rrugën për ekonomi të tregut dhe një shoqëri të lirë. Në vitin 2009, Kuvendi i Shqipërisë e shpalli 8 Dhjetorin si Ditën Kombëtare të Rinisë, për të nderuar guximin e studentëve dhe rëndësinë historike të lëvizjes së tyre.

8 Dhjetori mbetet sot një simbol i frymës së re, guximit dhe dëshirës për një Shqipëri demokratike./E.Ç

Të fundit

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Lajme të tjera

Web TV