Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë për rihapjen e katedrales Notre Dame, një prej simboleve të Parisit. Me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, gjithashtu në ceremoni ishin rreth 1500 të ftuar të veçantë.
“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.