Viktor Gyokeres nuk dihet se ku do ta shohim në vitin 2024. Sulmuesi, i cili aktualisht luan te Sporting Lisbona, ka thënë se deri në verë nuk do të lëvizë. 26-vjeçari është një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë, në mos më i kërkuari. Ai konsiderohet si Haaland i dytë në futbollin kontinental, teksa deri tani ka shënuar 30 gola sezonalë.
“Record” në Portugali raporton se Gyokeres kërkohet nga pesë klube të mëdha. Ato janë Barcelona, Atletico Madrid, Bayern, Manchester United dhe Manchester City. Vlera e sulmuesit aktualisht është 70 mln euro, por duke qenë se ka kërkesë kaq të madhe për të, Sportingu pritet ta nxjerrë në shitje duke kërkuar 100 mln euro.