Ali Ahmeti: Nëse hiqni shqipen, do të keni pasoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për Ligjin e gjuhëve për një datë të pacaktuar. Në këtë seancë, për të cilën do të vendoset se kur do të mbahet, pritet të marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit për gjuhët. Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje.

Por para marrjes së këtij vendimi, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela kanë mbajtur fjalën e tyre përpara kësaj gjykate dhe një turme të madhe njerëzish, të mbledhur aty.

Ahmeti paralajmëroi faktin se nëse merret një vendim për abrogimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, do të ketë pasoja dhe revolta të mëdha nga shoqëria.

“Nuk jemi mbledhur këtu se ka ndonjë fushatë elektorale. Jemi mbledhur këtu sepse sot, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese në rend dite kanë vendosur suprimimin e gjuhës shqipe. Çdo vendim i pamatur, i pamençur, do të shkaktojë revoltë e indinjatë te shqiptarët sepse po u mohohet një e drejtë që nëpër shekuj, jo vetëm me shumë mund e sakrifica, por e kanë larë edhe me gjak”, tha ai./E.T

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV