Komandanti i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit të Serbisë ose SAJ-it, Igor Zmiric dhe disa pjesëtarë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Obejkteve të Caktuara ose JZO-së janë arrestuar për keqtrajtim të studentëve në garazhin e Qeverisë së Vuçiç-it. Po ashtu, janë arrestuar dh eish-panëtarë të këtyre njësive.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar sot se është dhënë urdhër të kryeprokurorit për ndalim brenda 48 orëve të zyrtarëve policorë.
Televizioni N1 raportoi se komandanti i SAJ është shoqëruar në ambientet e sektorit të Kontrollit të Brendshëm. Autoritetet serbe, përveç Komandantit Zmiric kanëq shoqëruar dhe krahun e tij të djathtë, i quajtur Goran Filipovic.
Zmiric, përpara se të bëhej komandant ishte ndihmës komandant i Njësisë për Operacione Speciale të Xhandarmërisë, një post më i ulët por në një institucion më të fuqishëm në hierarkinë e pushteteve.
Siaps Gjykatës së Beogradit, dy komandantët janë dërguar në paraburgim për dyshime se nëse lihen të lirë do të kenë ndikim te dëshmitarët dhe kësisoj te procesi i drejtësisë, në procedurën e hetimeve./k.m
