Ali Ahmeti “paralajmëron” Kurtin: Askush mos ta prekë ligjin e gjuhës shqipe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një tubim me qytetarët në Gostivar, ditën e enjte, ku gjatë fjalës së tij, i garantoi qytetarëve se ligji për gjuhën shqipe nuk do të cënohet.

Më tej, Ahmeti theksoi se nuk është e mbyllur çështja e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut dhe se e konsideron si një përpjekje të zhvlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe faktorit politik shqiptar nga pushteti i tanishëm, që edhe i paralajmëroi të mos bëhet.

Ai gjithashtu nuk ngurroi duke thumbuar nga larg kryeministrin Kurti për deklaratat e tij të trazuara të bëra pak javë më parë, duke thënë se nuk është politikan sallonesh e biskotash. Sipas tij duhet të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja.

“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejt që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na çojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka domethënë kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, përfundoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

/E.S

Të fundit

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe...

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV