Shehi: Jam i zhgënjyer, s’e kisha menduar të shikoja atë nivel që është sot në parlamet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashamir Shehi, një nga firmëtarët e e themelimit të PD-së, deklaron se është i zhgënjyer që 34 vite më pas institucionet, shteti, është në gjendje jo të mirë, ndryshe nga çfarë u deklarua 3 dekada më parë.

“Unë jam një nga 300 firmëtarët. Por s’dua të vijoj si ato fabulat e 200 petritave të komunistëve. Nuk marr pjesë, sepse në vend që të jetë ditë e reflektimit, është kthyer në ditë celebrimi. Politika bëhet në publik përtej shejtanlliqeve.

Unë e konsideroj veten njeri të shtetit se sa të partisë. Shumë mirë që bëhen, por piktura do kornizë. Këto evente politike duhet të shërbejnë si refleksione. Ku kemi gabuar? Pse nuk është Shqipëria aty ku deklaruam se do e çonim? 

Nuk them se Shqipëria ka shkuar mbrapa. Ka zhvillim ekonomik. Ka arsimim dhe jashtë vendit. Institucionet shqiptare janë keq. Gjykatat nuk janë të pavarura. Kishim universitete që nuk ishin të këqija, sepse nga ato dolën inxhinierë, agronomë, por i dëmtuan. Prandaj shteti është i dobët dhe nën presionin politik.

Nuk e kisha menduar se do shikoja atë nivel që është sot në parlament, që institucionet të jenë aq keq. Zhytur në korrupsion. Ku shkoi idealizimi? Kemi 3 vjet që numërojmë paret e shefave tanë politik”, tha Shehi./e.t

Të fundit

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Nga Mero Baze Sforcimi për të imituar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, ka vënë në...

Spiropali takon homologun polak: Brenda vitit hapim 23 kapituj për integrimin në BE

Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka takuar këtë të mërkurë në Varshavë Kryetarin e Parlamentit, Szymon Hołownia dhe Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, takime të zhvilluara...

Kosovë-Shqipëri, radhë në kufi/ Rikthehen kontrollet

Nga data 1 mars kanë hyrë në fuqi kontrollet kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në Morinë, nga të dyja anët e kufirit vërehen radhë, veçanërisht...

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Trupa të shtrirë në rrugët e Buçës. Dyshime për vrasjen e të burgosurve të luftës, trupat e të cilëve iu dorëzuan autoriteteve ukrainase. Gjaku...

Manipulime në zgjedhjet e Kosovës? LVV akuzon LDK-në pas numërimit të votave të Diasporës

Në përfundim të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nisën akuzat mes partive politike për manipulim me vota. Rezultati nga...

Lajme të tjera

Web TV