Mandati i gjyqtares Zaçaj, shtyhet sërish seanca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë sërish seanca për gjyqtaren Holta Zaçaj. Këtë të martë u çel seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares .

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00.

 

Të fundit

Ndryshimet klimatike/ Shqipëria, nga klimë mesdhetare drejt asaj subtropikale

Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të raportonte temperaturat e ajrit në Tiranë për Institutin e Gjeoshkencave, vrojtuesi Islam Kola...

Rama ironizon opozitën: Çdo tango me Kujtim Gjuzin, do krijonte lëkundje!

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me të rinjtë e Partisë Socialiste ku ka dhënë mesazhin se mazhorancës i duhet një frymë e re...

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka zbuluar lidhjen familjare që ka me Kryeministrin Edi Rama. Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën...

Sa zgjedhës e kanë mundësinë të votojnë, e sa pritet të votojnë sipas qarqeve

Nga Eduard Zaloshnja Pothuaj 3.73 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës paraprake të zgjedhësve të...

Protestë për Tik Tok, ditën e Gërdecit/ Kara: Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet

Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë gjimnazistë, që të dalin në protestë më 15 mars, kundër...

Lajme të tjera

Web TV