Ushtarët shqiptarë do të trajnojnë ukrainasit në bazën e NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendimin për dërgimin e 4 ushtarëve shqiptarë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për të kontribuar në ndihmën dhe trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky vendim ka si qëllim mbështetje direkte për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë ukrainase në kuadër të luftës ndaj agresionit rus.

Misioni i personelit shqiptar do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare, me rotacion prej 180 ditësh për secilin ushtar. Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit, përfshirë dietat, akomodimin, ushqimin, sigurimet dhe shpenzimet për shërbimet e tjera të nevojshme, si transporti dhe mbështetje shëndetësore.

Ky angazhim i Shqipërisë vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimit të marrëdhënieve me NATO-n. Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, duke theksuar angazhimin e saj në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar./e.t

Të fundit

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë,...

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një ditë më parë propozoi që...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Zyrtare/ Leverkusen shkarkon trajnerin Erik ten Hag pas vetëm tre javësh

Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat. Bajer Leverkusen ka ndarë...

Lajme të tjera

Web TV