SHBA i tha sërish ‘Jo’ Berishës, Hasanaj: Non-grata e dytë, nga administrata Trump!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sidi Hasanaj, pjesë e demokratëve euro-atlantikë, foli në Studio Live edhe për shpalljet non grata nga SHBA, teksa sot u sanksionua një biznesmen në Bosnje i lidhur me Milorad Dodik.

Hasanaj e shikon shpalljen non grata në Ballkan të atyre personave që kanë afilacion rus, apo përfaqësojnë interesa pro-ruse. Në këtë rast përfshin edhe Berishën, i cili në mbledhjet e qeverisë së tij dikur merrte edhe biznesmenin serb Damir Fazllic. Ky i fundit sipas Hasanaj ka patur dikur lidhje me qeverinë e Sllobodan Milloshevic.

‘Në Shqipëri një biznesmen serb i afërt me regjimin e Millosheviçit ka marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë. Kjo tregon në dekriptimin tim edhe një afilacion me interesa serbe. Fazllic ka qenë i lidhur me politikanë të regjimit të Milloshevicit. Me një ministër të brendshëm. Marrim dhe në sektorë të ndryshëm. Në 10 kompani më të fuqishme mund të bëhet një hulumtim, në sektorët më determinantë. Ka kompani me aksionerë biznesmenë serbë. Që mund të kenë pasur lidhje dikur me pushtetin Rusi-Beograd-Moskë. Me aq sa kam hulumtuar, ka padiskutim lidhje të qenësishme me Beogradin dhe partneritet me Serbinë. Duke nisur nga Fazllic.’

Sakaq, sa i përket fjalës së të ngarkuarës me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn se nuk ka bashkëpunim me non gratat, Hasanaj e shikon si një ritheksim të kësaj politike amerikane edhe me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

‘Mbrëmë Trump mbajti konferencë 4 orë të gjatë. Çdo fjalë e Trump dje, mori një vlerë administrative si një urdhër i mirëfilltë presidenti. Në këtë kontekst, administrata Biden është e larguar. Zonja në Shqipëri nuk ka folur si përfaqësuesja e demokratëve, por si një përfaqësuese e qeverisë amerikane, e zgjedhur nga administrata republikane. Dje u vendos një non grata e dytë për Berishën tashmë nga administrata Trump. Edhe e para që u vendos nga jo më pak se 15 agjenci hetuese qeveritare amerikane. Iu desh kohë që pjesën më të madhe u mor nga administrata Trump.

Lexo edhe :  Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën!

Përforcohet sërish non grata nga një ambasadore që është mes dy pushteteve. Nga demokratët në republikanë. Nëse Trump bën një deklaratë si mbrëmë që në Siri nuk do bëjmë asnjë mafrrëveshme me qeverinë derisa të luftohet çdo celulë e ISIS, dhe administrata i përgjigjet, e njëjta gjë ndodh edhe me një vend të vogël si Shqipëria. Edhe qeveria e Trump dje bëri hyrjen e saj në skenën shqiptare. Nuk e do një PD me njerëz non grata, dhe sot dha një shuplakë për qeverinë socialiste, kur tha mos e godisni SPAK. as mos bëni mbivendosje me komisione të ndryshme.’/E.T

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV