Kërkesë e lartë për gjel deti/ Shitësit në Baldushk: Çmimi i njëjtë, nuk është rritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë vit Baldushku është në krye të listës së shitjeve për gjelin e detit. Për ABC News banorët shprehen të kënaqur me shitjen, ndërsa tregojnë se këtë vit kërkesa është e lartë dhe ka nisur shumë më herët, ndeersa cmimi eeshtee i njeejte me vitin e kaluar.

Në cdo shtëpi të Baldushkut është e pamundur të mos gjesh pula dhe gjela deti. Zona prej vitesh është tashmë e njohur për cilësinë e tyre. Këto ditë dhjetori tufat po pakësohen gjithnjë dhe më shumë, pasi kërkesat për “mbretin” e tryezës së festës janë të mëdha.

Shkurt Karaj ka një ndër tufat më të mëdha në zonë. Ai këtë vit ka mbarështuar mbi 300 pula dhe gjela deti, por shumicën i ka shitur. Rituali është i njëjtë çdo ditë. Tufën e nxjerr në ara për t’i ushqyer në natyrë. Këtë vit çmimi nuk është rritur. Pula tregtohet me 1200 lekë dhe gjeli 1000 lekë.

Karaj shprehet se nëse i shesim nën 12 mijë leke nuk na leverdis. Rritja e shpendëve kërkon shumë punë dhe angazhim, ndërsa tashmë është momenti për të nxjerrë fitimin nga mundi i tyre disa mujor.

“ Nga prilli deri në dhjetor, duan shumë punë e shumë harxhim.”– u shpreh Karaj.

66 vjeçari kujton se edhe në diktaturë familja e tij e kishte traditë rritjen e gjelit të detit.

“ Edhe në kohë të sistemit kemi rritur shumë, pas 90 kemi filluar shumë pastaj, me 200, 300.” – tha ai për mikrofonin e ABC News.

Në oborret e shtëpive dhe tokat me të mbjella të Baldushkut gjelat e detit i sheh kudo. Zeliha Saliu çdo ditë nga mëngjesi deri pasdite vonë qëndron në krye të kësaj are. Teksa pulat dhe gjelat e saj ushqehen në natyrë, ajo është në pritje të blerësve, ndonëse më shumë se gjysmën e i ka të porositura.

Lexo edhe :  Eurocontrol ul tarifat aereoportuale për Rinasin dhe Kukësin

“Nga 100, 67 i kam te porositura. Por kërkesat janë më shumë për pula, se gjelat thonë janë më të mëdhenj. Edhe familjet janë të vogla. “

Këtë vit kërkesat kanë nisur shumë herët.

 I duan për ndonjë ditelindje, darkë familjare se për vitin e ri porosite i marrim në 30 31.” – u shpreh Salihu.

Gjelat e Baldushkut njihen për cilësinë e tyre jo vetëm në rrethinat e Tiranës, por edhe më gjerë. Sipas Zelihasë sekreti është tek rritja dhe ushqyerja e tyre.

I grijmë jonxhe kur janë të vegjël, e përziejmë me miell misri dhe e ushqejmë.  U japim edhe ullinj. Edhe mishin e bën më të shijshëm, unë kam gati dy muaj që shkon cuni te fabrika dhe e perziejnë ushqimin e del i shijshëm.” – tha Zeliha Salihu për ABC News.

Gjeli i detit është produkti kryesor në tryezën e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve. Mbarështimi i tyre është tashmë traditë e banorëve të Baldushkut dhe cdo vit kanë blerësit e tyre besnikë. Pas hapjes së tregut në ditët e fundit të vitit banorët e këtij fshati zhvendosen atje për të shitur pjesën e mbetur të tufës. /   S,M

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV