Kjo është PD-ja…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

E mbani mënd kur ndërkombëtarët, europianët dhe amerikanët kërkonin në 1999, firmosjen e Mareveshjes së Rambujesë, mes ish-RFJ dhe Kosovës ? Një akt-marrëveshje e cila synonte paqen mes ish-RFJ dhe Kosovës. NATO në fakt e përdori atë marrëveshje si një justifikim për nderhyrjen e saj të mëvonshme ushtarake. I vetmi politikan që thërriste “mos e firmosni marrëveshjen e Rambujesë” ishte Berisha.

Madje u mundua maksimalisht të bindte palën kosovare të “mos shkonin në Rambuje”. Arsyeja ? E di vetë Berisha, por edhe historia e Shqiperisë. Pastaj vijnë me rradhë ngjarjet e tjera, që lidhen sa me Shqiperinë, aq edhe me Kosovën dhe Rajonin. Partia Demokratike dhe Berisha, në çdo rast kanë qenë kundër çdo akti, marrëveshjeje, investimi, bashkepunimi, aleance dhe gjithçkaje që lidhej me progresin, dhe të mirën e vendit dhe shqiptarëve.

Ka qenë një force politike që ka synuar trazirat, kaosin, luftrat, zjarrin, shembjen, që ka lutur tërmetin, qametin, Covidin, etj. E kujtoni se si qysh ditën e dytë të tërmetit dramatik të 2019, doli dhe tha se “qeveria nuk ka marrë masa, qeveria duhet të ikë, Rama të largohet, asnjë ndihmë nuk po shkon tek ata që humbën shtepitë”.

E mbani mënd se si “mallkoi” BE dhe çdo strukturë bankare dhe financiare të huaj, që ndihmonin Shqiperinë ? Absurdi arrinte deri atje sa bënte thirrje “mos ndihmoni financiarisht Shqiperinë, mos e ndihmoni Edi Ramën”.

Pastaj erdhi Covidi. E kujtoni se si lëshonin akuza dhe ulurima ndaj kryeministrit “pse shkon merr vaksina në Turqi, pse shkon merr vaksina në SHBA, mos e ndihmoni Edi Ramën”. E kujtoni pastaj në anglisht dhe shqip, se si shanin dhe nxinin arritjet e vendit të tyre Berisha dhe shpura e tij tek takimet në Bruksel, apo gjetkë ?

Ç’nuk i kanë bërë këtij vendi. Nuk kanë të mbaruara bëmat, dhe veprimet me dashje, që kanë dëmtuar dhe dëmtojnë imazhin e vendit, nuk kanë të numuruara thirrjet antikombetare dhe antishqiptare të një lideri, dhe një partie që ka qenë dhe mbetet fatkeqësia e këtij vendi. Ka qenë dhe mbetet fatkeqësia e shqiptareve, dhe më absurdia, kërkojnë të rikthehen në pushtet. Misioni i tij, apo dhe misioni i atyre që i bëjnë “fresk” vendimeve antishqiptare, mbetet i hapur, dhe në shkelje të Kushtetutës së Shqiperisë.

Lexo edhe :  Politika nuk i njeh më shqiptarët!

Berisha gjithmonë, e ka treguar vehten se punon kundër interesave kombetare, kundër interesave të popullit, pasi edhe ardhja e tij në skenën politike, ishte mision i veçantë, nga dikush tjetër. Këtë gjë, e vërteton shkaterrimi i gjithçkaje në Shqiperi, sapo erdhi në pushtet në 1992.

Qeverisja e tij, me miratimin e tij, shkatërroi bujqesinë, blegtorinë, detarinë, industrinë, ekonominë, ushtrinë, policinë, artin, kulturën, administratën, shembi dhe shiti për “pesë para” objekte shteti dhe prona shteti, duke kryer krime, që mbeten ende të pandëshkuara. Kjo pra ishte, dhe kjo është edhe sot PD-ja. Eshtë, kjo PD, e cila edhe sot bën thirrje lufte, thirrje revolte popullore, duke u fshehur pas “korrupsionit qeveritar”.

Synimi i saj është trazira, kaosi, zjarri ndaj institucioneve, rrëzimi i pushtetit të Edi Ramës me dhunë. Tjetër gjë sa e arrin, por kjo është filozofia dhe skenari i asaj partie, e cila nuk llogarit fare interesin kombetar dhe të këtij populli. Thirrjet e tij vazhdojnë Akoma dhe sot, kur u kërkon europianëve “mos hapni negociatat me Shqiperinë, mos hapni kapitujt me Shqiperinë, mos investoni në Shqiperi, mos ejani në Shqiperi”.

Apo dhe thirrja ndaj pensionistëve “mos merrni bonusin 100 dhe 150 euro nga qeveria, do t’jua japim ne, sa të vijmë në pushtet”. Kjo pra, me “dy fjalë” është PD-ja, nqs nuk e njihni, dhe nqs se e keni harruar./    S,M

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV