Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës dhe PD-së sa i përket denoncimit të tenderit të kryer nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara.

Gonxhja e krahason PD-në me një “menu fikse” që është e angazhuar vetëm në kritika të paargumentuara dhe shpifje, duke e etiketuar atë si një opozitë jo objektive që nuk analizon situatën, por thjesht përsërit mesazhe të përhapura pa baza të forta.

Në kontrast, Gonxha thekson arritjet e OBP-së, që ka bërë një “revolucion” në fushën e prokurimit publik, duke u përgëzuar nga homologët evropianë dhe duke rritur transparencën, kursimin e fondeve dhe konkurrencën. Ai përmend se OBP ka sjellë përfitime të shumta për administratën dhe sektorin publik, si dhe ka eliminuar vonesat dhe hilet.

Reagimi i Gonxhjas:

Opozitë me menu fikse – një javë lakra, java tjetër tarator… këtë javë ca portale ngritën topin, që e zhyti PD në fundjavën fletërrufe! Fushata afron e vaktet e baltës shpeshtohen, por edhe pse një opozitë jo objektive dëmton vetëm vetveten, duke mbetur gropë nga mentaliteti i anatemimit me të dëgjueme e copy-paste, apo duke humbur besueshmëri sepse as pyet, as informohet zyrtarisht, as analizon e as përpiqet të ndajë shapin nga sheqeri, me korin “nxi se dicka ngjit”, pa bërë kurrë dallimin mes fakteve dhe llafeve, mes ligjit dhe dellit – po publikoj grafikat e krenarisë së OBP!

Operatori i Blerjeve të Përqendruara në më pak se 8 muaj nga themelimi si sh.a. ka bërë revolucion në shërbimin e prokurimit publik, me përgëzime nga homologët evropianë, UNOPS, duke u kthyer në shembull kthese në sektorin më problematik e vulnerabël, duke rritur transparencën, kursimin e fondeve publike, konkurrencën, risitë, dinjitetin e administratës shqiptare dhe leverdisshmërinë për AK – klientët, duke fuqizuar tregun e lirë shqiptar, duke shpejtuar procedurat, duke eliminuar vonesat, hilet dhe subjektivitetin, duke garantuar cilësinë dhe standardet e mallrave dhe shërbimeve të kontraktuara, çka vërtetohet nga pasqyrat statistikore!

OBP për herë të parë publikon në kohë reale dhe njofton operatorët ekonomik që regjistrohen në sistem, për çdo garë e tender të shpallur, përmes një platforme online – FALAS!

OBP lancon në kohë rekord online Katalogun Digjital ALBZONE për autoritetet kontraktore, ku porosia kryhet në kohë reale, mes termave e çmimeve të unifikuara e certifikuara!

OBP si ent me vetëfinancim, çdo fitim pas taksave do ta investojë në art e kulturë, një tjetër e mirë publike kjo!

Çdo ofertues që shpallet fitues nga OBP, e mban vetë përgjegjësinë për çdo detyrim ligjor, deklarimi konflikti interesi apo zbatim të akteve në fuqi! Sikurse OBP auditohet, monitorohet dhe është subjekt i kontrollit për çdo veprim, qendrim e praktikë zyrtare! Edhe pse termat & specifikimet teknike hartohen nga autoritetet kontraktore, OBP po punon për mbështetjen me ekspertizë, automatizimin dhe informatizimin e plotë të procesit, duke ndihmuar për mirëpërcaktimin e fondit limit dhe përfshirjen e sa më shumë ofertuesve! /   S.M

Të fundit

Katër planete ndriçojnë krah Hënës/ Hafizi: Ngjarje e rrallë, mund të zgjasë disa javë

Katër planete, Marsi, Jupiteri, Venusi dhe Saturni do të ndriçojnë krah Hënës dhe sipas fizikanes Mimoza Hafizi, është një...

Olta Xhaçka “harron” koleget për miqësitë e vjetra

Olta Xhaçka ka qenë ndër deputetet më të lakuara të muajve të fundit. Shkak për këtë kanë qenë pikërisht akuzat e Partisë Demokratike, që...

A do ta ndryshojë Donald Trump marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas?

Fati i marrëveshjes për armëpushimin në Gaza varet nga presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump. Analistët mendojnë se natyra e tij e paparashikueshme mund...

Njihuni me 4 shenjat më të ndjeshme të horoskopit

Disa shenja të zodiakut, sipas astrologëve janë më të ndjeshme se pjesa tjetër. Disa shenja të zodiakut, sipas astrologëve janë më të ndjeshme se pjesa...

Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim

Bizneset e vogla dhe të mesme do të marri kredi me norma interesi të favorshme pranë bankave tregtare. Banka e Shqipërisë ka miratuar programin...

Lajme të tjera

Web TV