Protestat masive në Beograd, Vuçiç: Janë të paguara nga Perëndimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestat e organizuara në Beograd janë të paguara nga Perëndimi. Ky ka qenë reagimi i parë i presidentit serb Aleksandër Vuçiç pasi dhjetëra mijëra vetë u mblodhën të dielën në sheshin qendror te kryeqytetit serb, me thirrje kundër tij dhe qeverise.

Pas kësaj akuze, presidenti serb pranoj një nga kërkesat e protestuesve, duke deklaruar se do te publikoj dokumentacionin ne lidhje me punën e rinovimit ne stacionin e trenit ne Novi Sad, gjithsesi ai u shfaq plot vetëbesim teksa përuroi të dielën një pjese të një autostrade të sapondërtuar në Serbinë Qendrore.

Ishte pikërisht shembja e çatise se stacionit hekurudhor në qytetin verior te Novi Sad ne fillim të nëntorit, që la te vdekur 15 persona.  Një pjesë e madhe e opinionit publik dhe protestuesit, fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur në qeverinë Vuçiç dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit.

Deri tani autoritetet kanë arrestuar 13 persona për ngjarjen në Novi Sad, përfshirë ish ministrin e Ndërtimit, transportit dhe Infrastrukturës, që u la më pas i lirë, dukë shtuar mosbesimin e publikut rreth procesit të hetimeve.

Protestat e javëve të fundit e kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik, teksa artikulojnë edhe kërkesen për një qeveri teknike.

Ndërkohë, mësimet në universitetet në të gjithë Serbinë janë pezulluar prej javësh me studentët që po qëndrojnë brenda godinave të fakulteteve, apo duke u organizuar ne bllokime ditore te qarkullimit te makinave./K.B

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV