Trump kërkoi blerjen e ishullit, kryeministri i Groenlandës: Nuk jemi në shitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Groenlanda ka hedhur poshtë çdo ide për t’iu shitur Uashingtonit pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se kontrolli mbi ishullin Arktik do të ishte në interesin strategjik dhe kombëtar të vendit të tij.

Territori autonom i Danimarkës është i rrallë i banuar dhe kryesisht i mbuluar nga bora dhe akulli. Trump ka ngritur çështjen e blerjes së ishullit në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Groenlanda është e jona,” tha kryeministri i ishullit Mute Egede në një deklaratë të cituar nga AFP të hënën. “Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk duhet ta humbim luftën tonë të gjatë për liri.”

Duke shpallur emërimin e ambasadorit të ri të SHBA në Danimarkë të dielën, Trump tha se “pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për SHBA-në “për qëllime të sigurisë kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën”.

 

 

Megjithatë, Trump nuk përmendi në mënyrë specifike një ofertë për të blerë Groenlandën./E.T

Të fundit

Ukraina, Krishtlindje nën bomba, Rusia nuk ndal sulmet as ditët e shenjta

Rusia nuk ka ndaluar bombardimet ndaj Ukrainës as në mbrëmjen e festimit të Krishtlindjes, kësaj feste të rëndësishme për...

Festat e fundvitit/ Shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës

Rreth 8 mije efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet...

Rama ndan lajmin e bukur/ Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm. Kryeministri Edi...

Zvicra në Zi/ Skiatorja Sophie Hediger, vritet nga një ortek pas ditëlindjes së saj

Zvicra është në zi për humbjen e skiatores Sophie Hediger, e cila vdiq tragjikisht të hënën në moshën vetëm 26-vjeçare, pas një orteku në...

Gonxhja: Mbi 100 operatorë ekonomikë të regjistruar në OBP, në 20 ditë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e vlerësoi sukses të risisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), për regjistrimin e Operatorëve...

Lajme të tjera

Web TV