Last Updated on 24/12/2024 by adminfjala
Biblioteka e Kongresit amerikan në Washington, më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe është gjithashtu e hapur për publikun. Në vitin 1801, kur u themelua, selia e saj ishte në ndërtesën e Kapitolit. Gjatë Luftës së vitit 1812 ndërmjet Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, britanikët e dogjën Kapitolin, duke shkatërruar një pjesë të mirë prej tremijë librave që ndodheshin aty. Ish-presidenti amerikan Thomas Jefferson ofroi bibliotekën e tij të madhe personale për të zëvëndësuar librat e djegur. Sot, librat e Jeffersonit ndodhen në ekspozim të përhershëm në Bibliotekën e Kongresit dhe mund t’i shohë kushdo.
Më 24 dhjetor të vitit 1851, një zjarr që ra në Kapitol dogji shumë libra të bibliotekës dhe më shumë se gjysmën e koleksionit të Jeffersonit.
Në prag të Krishtlindjeve, një shkëndijë nga një sobë në Bibliotekën brenda Kapitolit shkaktoi zjarrin dhe djegien e shumë prej koleksionit të Bibliotekës. Pas zjarrit, arkitekti Thomas Walter krijoi dhomën e parë metalike të padepërtueshme nga nxehtësia dhe zjarri. Kjo dhomë mbeti në përdorim për 46 vjet, deri në 1897,
Pas kësaj, u ngrit kjo ndërtesë e bukur posaçërisht për Bibliotekën e Kongresit. Tanimë ndërtesa është e njohur si Thomas Jefferson Building.
Sot, librat e Jeffersonit kanë nga një shirit, të gjelbër për librat origjinalë dhe ngjyrë ari për ato që u zëvendësuan me të tjerë nga jashtë Bibliotekës. Librat pa shirita janë kopje identike që ndodheshin qysh atëherë në Bibliotekën e Kongresit.
Kalendar
24 dhjetor 563 – Kisha bizantine Hagia Sofia në Konstandinopojë u bekua për herë të dytë pas shkatërrimit nga tërmetet.
24 dhjetor 1851 – Washington DC – Digjet Biblioteka e Kongresit. Në prag të Krishtlindjeve, një shkëndijë nga një sobë në Bibliotekën brenda Kapitolit shkaktoi zjarr dhe djegien e shumë prej koleksionit të Bibliotekës.
24 dhjetor 1865 – SHBA: Themelohet Ku Klux Klani (KKK), grup i njohur ndryshe si Klan ose Urdhër i Maskuar (nga maskat e bardha që mbajnë anëtarët e saj për të mbuluar fytyrën gjatë veprimeve terrorizuese).
24 dhjetor 1924 – Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë
24 dhjetor 1943 – Lufta e Dytë Botërore: Generali amerikan Dwight D. Eisenhower caktohet Komandanti i Lartë i forcave Aleate në Evropë.
24 dhjetor 1998 – Beteja e Llapashticës – Një ndër më të vështirat ne Llap ku ranë shumë dëshmorë.