TikTok mbyllet për një vit, eksperti: Ndikon te bizneset!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, për paralajmërimin se rrjeti social TikTok do të mbyllet për një vit thotë se nuk është kjo zgjidhja përfundimtare, por se ndikon në ekonomi dhe tek bizneset.

I ftuar në një emision televiziv, ai deklaroi se në pesë vitet e fundit sidomos mbas pandemisë u vu re më qartë që ka biznese që e kanë aktivitetin e tyre 100% në rrjetet sociale dhe nuk bëhet fjalë për biznese të vogla apo të mesme, pasi është një mënyrë e lirë pa shpenzime.

Sipas tij, të gjitha bizneset përdorin një rrjet social për tu ofruar në treg dhe nga viti në vit pjesa e marketimit dixhital po merr rol gjithnjë e më të madh.

Meka shtoi se ka ndryshuar tërësisht raporti mes qasjes së marketingut me mediat e zakonshme, ku është në favor më shumë kryerja e marketingut të drejtpërdrejtë me rrjetet sociale, pasi shpenzohen shumë pak para në raport me fitimin që merr, dhe është forma më efikase.

“Të gjitha bizneset përdorin të paktën një platformë. Bizneset që kanë një model të caktuar biznesi, orientohen me një rrjet social dhe pjesa e TikTok ka një natyrë tjetër që edhe target grupit që i ofrohet ky informacion, është i ndryshëm nga pjesa tjetër e bizneseve.

Modeli i biznesit që aplikohet është kryesisht në bizneset e vogla familjare dhe është parajsa e bizneseve të palicencuara që shesin nga shtëpia, bodrumi, parkimi.

Mund të jenë dhe biznese të rregullta që nuk kanë magazina, por janë biznese që nuk figurojnë askund. Nuk e gjen kush është personi mbas.

Është vendi ideal i atyre që me shpenzime fare të vogla ose thuajse afër zeros, të mund të menaxhojnë një biznes.

Përtej atyre që kanë Nipt, mund të jenë 5 apo 7%, pjesa tjetër janë zero. Ata janë pa njerëz, pa punonjës.

Përtej pjesës së dëmit që i bëhet buxhetit të shtetit, mbrojtja e konsumatorit është zero dhe nuk kanë ku ankohen.

Lexo edhe :  Shpërblim për administratën! Nga shoferët e sanitarët, ja punonjësit që përfitojnë

Se ka plot ankesa çdo ditë, për sa kohë që nuk është e rregulluar dhe është jashtë radarit të rregullimit dhe mbikëqyrjes, këto do vazhdojnë në informalitet.

Vendimi që është marrë nga ana e qeverisë nuk është lodhur shumë me këtë lloj argumenti.

Nuk është mbyllja zgjidhja për informalitetin, është si të thuash se meqenëse në disa bar-kafe ka informalitet, duhet t’i mbyllim të gjitha.

 

Kam përshtypjen se fokusi i mbylljes së TikTok nuk ka të bëjë me operatorët ekonomikë, por ka një ndikim të madh në jetën ekonomike, pavarësisht nëse ndikon në mënyrë formale ose informale.

Thuajse zero lekë i shkojnë buxhetit të shtetit. Informaliteti është kudo në çdo vend të botës, por në Shqipëri është më shumë i pranishëm.

Nuk ka një qasje të përhershme nga ana e institucioneve shtetërore për ta vënë në rrugëzgjidhje.

Represioni mund të jetë efikas për momente të caktuara dhe kauza të caktuara, por nuk mund të bazohet çdo lloj aksioni apo zgjidhje e artë represioni dhe mbyllja. Se mbyll një derë, hap dhjetë të tjera.

Nuk është se do zgjidhë një gjë të madhe në Shqipëri, sot ka dhjetëra rrjete sociale ku mund të operohet ndoshta dhe më keq se në TikTok.

TikToku është më pa filtra dhe më i pakontrolluari, por nuk do të thotë se tek të tjerat nuk ndodh.

Ata që e përdorin këtë platformë për qëllime biznese, do e gjejnë zgjidhjen, do paguajnë ca lekë për të marrë një VPN tjetër.

Se këto para do dalin nga Shqipëria dhe do e gjejë rrugën e vetë për të operuar në platformë dhe për të mos humbur klientelën.

Një pjesë e këtyre bizneseve operojnë në më shumë se një platformë dhe do njoftojnë klientelën që do vazhdojnë të operojnë në një tjetër platformë.

Do ketë disa rritje të kostove të biznesit, por nuk janë kosto të mëdha.”/    S,M

Të fundit

Urimet për Krishtlindjen! Atmosfera e festës ndihet kudo në Tiranë

Atmosfera e festive të fundvitit ka mbërthyer vendin tonë. Këtë mëngjes krishtlindjesh urimet janë të shumta dhe të gjithë...

Lutjet e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë mbajti meshën “Urbi et Orbi” në Vatikan

Le të heshtin armët dhe të kumbojë paqja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ky ishte mesazhi që dha në këtë ditë Krishtlindjesh nga...

Të huajt zgjedhin Durrësin/ Festat, hotelet të rezervuara nga pushues europiane

Hotelet e Durrësit janë të prenotuar nga shtetas të huaj përgjatë këtyre ditëve të fundit të vitit që përkojnë edhe me festat. Sipas operatorëve...

“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma

Parashqevi Simaku ndriçoi që në hapat e parë të karrierës, kur me këngët e saj rrëmbeu zemrat e shqiptarëve. Në një intervistë me gazetaren e...

Shpërblim për policët/ Qasje pozitive e qeverisë, bonuset ‘pasojë’ e rritjes ekonomike

TIRANË- Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Burime për Abc News thanë se brenda javës...

Lajme të tjera

Web TV