Punëtorët e ndërtimit në Romë punuan me javë të tëra pa ndërprerje. Peshkopët në mbarë botën promovojnë udhëtime për në Qytetin e Shenjtë. Më 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”.
Është në radhë të parë një ngjarje tradicionale fetare, një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Ka qenë gjithmonë edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë më shumë.
Punëtorët e ndërtimit në Romë punuan me javë të tëra pa ndërprerje. Peshkopët në mbarë botën promovojnë udhëtime për në Qytetin e Shenjtë. Më 24 dhjetor, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”.
Është në radhë të parë një ngjarje tradicionale fetare, një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Ka qenë gjithmonë edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë më shumë.
“Fillesa spontane”
Teologu katolik i Augsburgut, Jwrg Ernesti, flet për një “nisje spontane”, kur ka parasysh vitin 1300. Në atë kohë në Romë u shfaqën me sa duket shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit. Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t’u mbrojtur kundër akuzave për herezi.
Në vitin 1300, shpjegon Ernesti në një intervistë për DË, Bonifaci përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet. “Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol”, thotë historiani i kishës Ernesti. “Por e rëndësishme gjithmonë është edhe solidariteti i kishës mbarëbotërore gjatë gjithë vitit të shenjtë.”
Kësaj i shtohet edhe një ofertë, që zakonisht është e huaj për evropianoqendrorët, por që ka pasur një rëndësi thelbësore në shekujt e mëparshëm. Gjatë vitit të shenjtë ka gjithmonë një falje jubilare mëkatesh të shpallur nga Vatikani. Çfarë do të thotë konkretisht kjo? Kushdo që bën një pelegrinazh fetar në kishat më të rëndësishme të Romës me “portat e tyre të shenjta” (që nënkupton një ecje ditore prej afro 25 kilometrash) mund të përfitojë një mëshirim të mëkateve në jetën e përtejme. Dikur kjo ka qenë e lidhur me pagesa monetare, që mbushnin arkat e papës, që shpesh ishin jo plot.
Viti i fundit i shenjtë ka qenë në 2016. Quhej një vit i shenjtë i jashtëzakonshëm, sepse Françesku e kishte shpallur atë jashtë ritmit të zakonshëm 25-vjeçar. Ai e shpalli atë “Vit të Shenjtë të Mëshirës” më 13 mars 2015, pikërisht dy vjet pas zgjedhjes së tij. Dhe me siguri mund të pritet që në 2033, në 1700 vjetorin e vdekjes së Jezusit në kryq, të ketë sërish një tjetër “Vit të Shenjtë”.
Ngjarje mediatike botërore
Pali VI (1963-1978) ishte i pari papë, që e bëri Vitin e Shenjtë një ngjarje mediatike botërore. Si Papë i Koncilit të dytë të Vatikanit (1962-1965), i cili e nxori kishën katolike nga mesjeta dhe e solli në kohët moderne me respektin për lirinë e fesë, ai kishte shumë kritikë konservatorë dhe sigurisht edhe përparimtarë. Kështu ai e përdori vitin si një paralajmërim – siç e tregon titulli zyrtar – për “përtëritje dhe pajtim”.
Kjo përputhej me linjën kryesore të pontifikatit të tij. Pali VI ishte papa i parë, që i vuri jubileut një titull programatik. Që atëherë çdo vit i shenjtë ka pasur gjithmonë një temë.
“Jini të mëshirshëm si Ati Qiellor”. Nën këtë moto Papa Françesku e vendosi në fund të 2015 Vitin e Shenjtë, të cilin e hapi saktësisht 50 vjet pas përfundimit solemn të Koncilit të Dytë të Vatikanit. Kështu ai u përpoq të ankoronte në mbarë botën temën e jetës së tij, atë të mëshirës dhe – ndryshe nga në 2025 – pati lejuar që edhe dioqezat në gjithë botën të ngrenë “dyer të shenjta” në kisha të veçanta.
Pelegrinë të shpresës
Tani motoja është “Pelegrinë të Shpresës”. Kjo korrespondon me rolin që Françesku sheh për veten dhe kishën në një botë plot kriza dhe konflikte. Për vite me radhë ai është ankuar se bota është në një “luftë të tretë botërore”, që në thelb është globalizuar dhe shpesh prek më të varfërit e botës. Ai denoncon me forcë eksportet e armëve dhe luftërat.
“Viti i Shenjtë” nuk është thjesht traditë. “Jo gjithçka, që njerëzit lidhin sot me të, ka qenë aty që në fillim”, thotë historiani i kishës Ernesti. “Porta e Shenjtë”, çekiçi për të hapur derën dhe mbyllja në fund të vitit u shtuan shekuj pas vitit 1300. Tani Françesku ka vendosur që të hapë derën, portalin djathtas gjithmonë të mbyllur të Bazilikës së Shën Pjetrit, dhe të kalojë nëpër të.
Viti do të sjellë me siguri këtë apo atë risi, që ende nuk është e parashikueshme.
E qartë është se Vatikani për herë të parë po promovon Vitin e Shenjtë me një maskotë. Personazhi pelegrin “Luce” në stilin manga (shih foton në titull) synon të tërheqë kryesisht të rinjtë, prej të cilëve Vatikani pret disa milionë në Romë në fund të korrikut.
Dhe për herë të parë ndonjëherë gjatë “Vitit të Shenjtë” do të ketë një pelegrinazh nga persona jo-heteroseksualë, që do të shfaqet edhe në kalendarin zyrtar të pelegrinazhit. Më 6 shtator anëtarët e komunitetit LGBTQ duan të shkojnë në Bazilikën e Shën Pjetrit./DW//K.K