Parlamenti Europian ka miratuar sot një rregull që lejon votimin me prokurë për nënat e reja para dhe pas lindjes, pavarësisht pretendimeve se kjo bie ndesh me politikën e barazisë gjinore të institucionit.
Ndryshimet, të miratuara nga eurodeputetët në Strasburg, prezantojnë një heqje të përkohshme nga rregulli që kërkon votim personal për seancat plenare të Parlamentit. Rregullat do t’u lejojnë eurodeputeteve femra të delegojnë votën e tyre te një koleg ligjvënës i besuar deri në tre muaj para datës së tyre të lindjes dhe për gjashtë muaj pas lindjes.
Parlamenti tashmë u jep nënave të reja të drejtën të marrin gjashtë muaj leje lindjeje, nga dy muaj para lindjes deri në katër muaj pas. Deri më tani, vota e tyre nuk mund të ushtrohej gjatë kësaj periudhe.
Ndryshimi synon të ndihmojë ligjvënësit që përndryshe mund të përballen me një zgjedhje të vështirë midis hedhjes së votës dhe kujdesit për një fëmijë./Mxh
