Efektet në ekonomi të rënies së euros/ Si ka vijuar ecuria vjetore e remitancave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky vit po mbyllet me një euro më të dobësuar se kurrë. Monedha europiane është futur në një rrjedhë rënëse të pandalshme, teksa ende nuk dihet fundi. Me festat e dhjetorit në prag dhe kthimin e një pjese të emigrantëve në atdhe, gjasat janë që kjo monedhë të shënojë minimume të reja historike gjatë javëve në vijim.

Aktualisht, në tregun tonë të këmbimit euro këmbehet me 98.4 lekë, duke humbur më shumë se 10 lekë kundrejt vitit të kaluar dhe mbi 29 lekë në 6 vitet e fundit. Zhvlerësimi i euros është përshpejtuar veçanërisht pas vitit 2022.

Por pse është krijuar kjo situatë dhe ky zhbalancim i fortë mes monedhave në tregun e këmbimit?

Gjatë gjithë vitit, në treg ka pasur një ofertë të madhe monetare në euro. Thënë ndryshe, sasi të mëdha të kësaj valute, të gjeneruara nga turistët; investimet e huaja, remitancat ose dërgesat e emigrantët dhe burimet informale. Ndërkohë që oferta monetare në lek, thënë ndryshe sasia e lekut në qarkullim për të balancuar euron e tepërt, ka qenë e paktë. Kjo për shkak të mosshpërndarjes së suficitit të të ardhurave gjatë vitit, por vetëm në dhjetor nga qeveria dhe së dyti, nga konsumi i dobët.

Euro është monedha e dytë më e përdorur në vendin tonë pas lekut. Kjo do të thotë se zhvlerësimi ka humbësit dhe përfituesit e vet.

Nga një euro e dobët humbasin të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë, përfshi familjet që marrin para nga të afërmit emigrantë. Humbasin depozituesit në këtë monedhë dhe eksportuesit, që aktivitetin e kanë në euro dhe shpenzimet në lek.

Ndërkohë që përfitojnë ata që kanë kredi në euro, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë; importuesit që i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Lexo edhe :  Situatë e përkeqësuar në Bulqizë, dëbora e dendur bllokon Bypass-in e Rrugës së Arbrit

Banka e Shqipërisë është institucioni që mbikëqyr tregun e këmbimit, edhe pse ky treg me ligj i nënshtrohet një regjimi të lirë./    S,M

Të fundit

Mbi 50 të plagosur nga përplasja e tramvajeve në Francë

Dy tramvaje janë përplasur në Strasburg në Francën lindore duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, por asnjë kritik, thanë autoritetet....

Çfarë dihet deri më tani për zjarret në Kaliforni?

Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkakton viktima dhe dëme materiale. Autoritetet e qarkut të...

Tentativë për vjedhje në një pallat në ndërtim, ndërhyn policia dhe FNSH në Vlorë

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”,...

Proda: “Lufta kundër së keqes nuk mund të bëhet vetëm”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën...

Anëtarja më e re e NATO-s forcon sigurinë dhe modernizon arsenalin ushtarak

Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë se 1.91 miliardë euro për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV