Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke synuar përfshirjen e të rinjve në trajnimet bazë ushtarake. Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur një paketë propozimesh ligjore që rregullojnë këtë proces.

Sipas ministrisë, procedurat për miratimin e ligjit pritet të nisin në janar, ndërsa thirrjet e para për rekrutët janë planifikuar për mesin e vitit 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, deklaroi se çdo vit rreth 17,000 deri në 18,000 të rinj që mbushin 18 vjeç do të jenë kandidatët potencialë për trajnimin ushtarak.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, nuk ka kundërshtuar hapur këtë iniciativë, por ka kërkuar që ajo të diskutohet në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes për të analizuar të gjitha aspektet.

Kroacia ndjek kështu një trend rajonal, pasi edhe Serbia, një tjetër vend ballkanik dhe kandidate për anëtarësim në BE, njoftoi më herët gjatë këtij viti planet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. /e.t

Të fundit

U gjetën në magazinat e Assad, digjen qindra mijëra kapsula droge kaptagon

Autoritetet e reja siriane kanë shkatërruar një rezervë të madhe droge, përfshirë rreth një milion pilula Captagon, një stimulues...

“Peng i madh”, Rovena Stefa u kërkon falje prindërve

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është mbushur me emocione dhe momente reflektimi teksa banorët kanë ndarë dëshirat e tyre për fundvit. Një nga momentet...

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

Nisja e 'Giro d’Italia 2025' nga Shqipëria ka bërë jehonë në shumë shtete të ndryshme, ndërsa është publikuar nga 700 burime informacioni. Lajmi është bërë...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Burimet bëjnë me dije se Veliaj është thirrur në SPAK me kërkesë...

Bien monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 26 dhjetor 2024

Sot, më 26 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.7 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 97.5 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV