Last Updated on 09/11/2026 by Anisa
SPAK ka shtuar dy akuza të reja ndaj ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, ndërsa ajo pak ditë më parë kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se ndaj Hysenit janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.
Zhvillimi i ri vjen në një moment kur ish-kreu i SHISH ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.
Pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje mbi akuzat e reja dhe rrethanat që kanë çuar në zgjerimin e tyre nga ana e SPAK./AD
