Last Updated on 26/12/2024 by adminfjala
Pas 5 orësh kryebashkiaku u Tiranës Erion Veliaj doli nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur prej prokurorit Olsi Dado për një hetim pasruro që po zhvillohet ndaj tij. Për gazetarët aty jashtë Veliaj nuk preferoi të japë shpjegime, por tha se do sqarojë çdo gjë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak live.
‘Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e këshillit bashkiak live, tha Veliaj.’
Ndërkohë jashtë SPAK ishin grumbulluar persona të ndryshmë nga shoqëria civile, të cilët në momentin e daljes së Veliajt, e ofenduan atë dhe hodhën lëndë piroteknike./K.B