Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Murtaja afrikane e rishfaqur serish ne Lezhe  ka shkaktuar ngordhjen e 60 krerëve  derra në një fermë. Zona është vendosur ne karantine nga Sherbimi Veterinar ndersa eshte bere asgjesimi i 21 krereve te ngordhura së fundmi. Prej tre ditesh ne terren jane vendosur grupet e monitorimit qe po analizojne situaten dhe po kryejne depistimin e te gjithe zones. Ne vatren e identifikuar se fundmi, përgjegjësi i stallës thotë se kanë ngordhur thuajse gjysma e derrave që kishte ferma ndërsa është  kërkuar ndihmë për të bërë asgjësimin e  krerëve të infektuar.

Vatra e identifikuar ndodhet prane zonave të   banuara ku janë shume familje qe mbajne derra ndaj eshte kerkuar bashkpunimi i tyre për të parandaluar përhapjen. Gjithashtu i është kërkuar konsumatoreve që të mos blejnë mish derri te paçertifikuar nga thertoret. Më herët Ministria e Bujqësisë  ka vendosur  ndalimin e  shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve në Lezhe, ështe ndaluar lëvizja derrave të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në treg. Ndërkohë që cdo lëvizje duhet te konfirmohet nga veterineret. Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rrezik të madh për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë./K,K

Të fundit

Kreu i KQZ zbulon si do votojë diaspora në 11 maj: Ja procedurat që duhen ndjekur

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të...

“Nga izolimi i Berishës te arrestimi i Ilir Metës”/ SPAK protagonist i vitit në Shqipëri

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një...

Trashëgimia e Jimmy Carter në të drejtat civile

Politika në SHBA ishte ‘ndezur’ pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të izoluar shkollat ​​në vitet e 50-ta. Me prejardhjen e tij si...

Vendimi nga Qeveria, 3 janari ditë pushimi për administratën/ Ja kur zëvendësohet

Qeveria vendosi që data 3 janar të jetë pushim zyrtar. “Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në...

Debati për vendet e sigurta, Itali, gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit

Gjykata e Kasacionit në Itali i jep të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj në lidhje me emigrantët. Gjykata ka argumentuar se është në...

Lajme të tjera

Web TV