‘Kuvendi është kthyer në repart ushtarak’, deputeti demokrat kritikon kolegët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, gjatë një emisioni televiziv e cilësoi vitin 2024 si një vit të pazakontë, të mbushur me beteja të forta.

Ai theksoi se Partia Demokratike PD ka arritur të rikthejë simbolet e saj, të realizojë bashkimin e partisë dhe, më e rëndësishmja, ka dalë nga një situatë e padrejtë e arrestimit të liderit të saj, Sali Berisha.

Gjekmarkaj kritikoi Kuvendin, duke e përshkruar si një institucioni të kthyer në “repart ushtarak”, ku disa deputetë u pezulluan për deri në dy muaj, në një përpjekje për të heshtur deputetët e opozitës. Ai theksoi se, pavarësisht këtyre përpjekjeve, opozita ka arritur të dominosë debatin publik dhe politik, ndërsa mazhoranca ka shmangur debatet dhe ka preferuar të fshehet në kafene.

Në lidhje me sjelljen e deputetëve të PS-së, Gjekmarkaj tha se ata shpesh largoheshin nga salla kur Berisha merrte fjalën, dhe ktheheshin vetëm për t’iu përgjigjur, por pa u përballur drejtpërdrejt me të.

Ai gjithashtu shtoi se opozita ka fituar debatin mbi buxhetin, duke paraqitur propozime konkrete dhe ide që shërbenin për mirëqenien e shqiptarëve. Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën socialiste se po përpiqej të shkatërronte Grupin Parlamentar të PD-së, duke mos njohur Gazment Bardhin si Kryetar të Grupit, dhe duke kthyer Kuvendin në një institucion të kontrolluar nga Edi Rama, të ngjashëm me një repart ushtarak.

‘Kishim një Kuvend të kthyer në repart ushtarak, u pezulluan deputetët deri në dy muaj, dhe e gjithë kjo bëhej për t’i mbyllur gojën deputetëve të opozitës. Ne kemi bërë një luftë, ia kemi dalë që të dominojmë debatin publik dhe politik, mazhoranca ka shmangur debatet, janë fshehur në kafene. Opozita fitoi debatin mbi buxhetin, hodhën idetë konkrete, paraqitëm propozimet tona që i shërbenin shqiptarëve’, tha Gjekmarkaj./K.B

Të fundit

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen...

Rrjetet sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

Dikur, puna ime si kritike librash ngjallte zili në festa, ku njerëzit fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Sot, ajo më shpesh...

Në pritje të 2025/ Google ndryshon logon, ja simbolika e këtij viti

Duke shënuar fundin e vitit 2024, Google ka publikuar një Doodle festive të Vitit të Ri. Dizajni përmban fjalën “Google” me shkronja të theksuara...

“Mund të largoni fatin e mirë!” Ja gjërat që NUK duhen bërë në natën e Vitit të Ri

 Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t'i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka...

Lajme të tjera

Web TV