Last Updated on 28/12/2024 by adminfjala
Interi ka mbyllur vitin 2024 me një fitore që vazhdon ecurinë e mirë të zikaltërve, të kthyer përsëri në formën më të cilën kanë mësuar në edicionin e kaluar dhe pretendentë për titullin në Serinë A.
Zikaltërit kanë mposhtur pa shumë probleme Cagliarin, duke siguruar një fitore 3-0 të thjeshtë në transfertë përballë skuadrës së Alen Sherrit, në të cilën gardiani shqiptar ishte në stolin e rezervave.
Pas një dominimi në lojë e raste në pjesën e parë, Interi gjeti rrjetën në startin e të dytës me Bastonin i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë. Më pas ishte Lautaro Martinez i cili dyfishoi shifrat dhe në fund ishte Calhanoglu me penallti, i cili vulosi suksesin 3-0./ D.C