Rreziku nga sulmet kibernetike financiare, thirrje për kujdes të shtuar gjatë festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atmosfera e ngrohtë festive na shpërqendron nga vëmendja që duhet t’i japim sigurisë kibernetike. Përgjatë vitit 2024 Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar 8.506 rrjedhje të dhënash. AKSK ju bën thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe.

“Jemi në një periudhë festash dhe kjo kohë është e artë për mashtruesit online. Gjatë 2024 kemi pasur shifra alarmante, kemi rritje të numrit të sulmeve shumë të lartë ku qytetarët janë bërë pre e sulmeve financiare online”, tha Esmeralda Kazia.

Drejtoresha e monitorimit dhe raportimit të incidenteve kibernetike ka listuar rastet më të shpeshta të sulmeve që janë rrezik për qytetarët.

“Në rast se merrni mesazhe apo e-maile apo oferta që mund të duken shumë të mira për të qenë të vërteta mos i klikoni. Siguroni pajisjet tuaja, krijoni një fjalëkalim të fortë dhe bëni blerje nga platforma të besueshme që të shmangni sulmet kibernetike financiare online”, tha Kazia

Ndër të tjera AKSK ju bën apel qytetarëve që për çdo rast të dyshimta të raportojnë pranë këtij institucioni./   S.M

Të fundit

Reshjet e dëborës zbardhin Veriun e Shqipërisë/Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e dëborës kanë zbardhur gjatë mbrëmjes së djeshme veriun e vendit. Aktualisht në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë,...

Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

Një punonjëse e Policisë së Shtetit, tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero...

Anastas Janullatos dërgohet për kurim në Athinë, si shfaqet gjendja shëndetësore

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është dërguar për mjekim të specializuar në Athinë. Lajmi bëhet me dije nga media greke “Protothema” që shkruan se gjendja shëndetësore...

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta kirurgu i njohur

Uniformat e bardha janë sot në zi për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut të tyre, Dr. Spiro Leka. Dr. Pirro ishte mjek...

Cilat janë shenjat e zodiakut që mund të jenë në pritje të ëmbël gjatë vitit 2025?

Në astrologji, çdo shenjë e zodiakut ka një ndikim të ndryshëm në jetën personale dhe ngjarjet e mëdha të jetës, përfshirë shtatzëninë. Edhe pse...

Lajme të tjera

Web TV