Pasi shtangu botën e futbollit me divorcin me Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të largohet disi nga zhurma mediatike dhe të shijojë kohë me familjen. 41-vjeçari ka zgjedhur pikërisht Portugalinë për disa ditë relaksi, në rezidencën e tij luksoze, me vlerë rreth 35 milionë euro.
Sulmuesi i Al Nassr ka shfrytëzuar pushimin e kampionatit saudit dhe shtyrjen e ndeshjes së skuadrës së tij kundër Al Hazem, për të kaluar disa ditë relaksi në vilën e re në Kaskais.
Prona luksoze, ndërtimi i së cilës ka zgjatur disa vite, konsiderohet një prej investimeve më të mëdha të futbollistit në vendlindjen e tij. Ronaldo mbërriti në Portugali të mërkurën dhe gjatë ditëve të qëndrimit u pa edhe në klubin e tij të padelit në Alvalade.
Të enjten atij iu bashkuan partnerja Georgina Rodríguez dhe fëmijët e tyre, të cilët mbërritën në aeroportin e Tires.Pas disa ditësh të kaluara në ambient familjar, vëmendja e 41-vjeçarit do të rikthehet te futbolli. Sipas kalendarit të parashikuar, rikthimi i tij në fushë pritet të jetë më 20 nëntor.
Cristiano Ronaldo vijon të ndjekë një prej objektivave më ambiciozë të karrierës së tij: arritjen e 1,000 golave zyrtarë. Aktualisht, ylli portugez ndodhet vetëm 15 gola larg këtij rekordi historik. Pushimet në Portugali duket se janë një mundësi për të rikarikuar bateritë përpara sfidës së radhës, ndërsa ndjekja e rekordit të madh mbetet një nga objektivat kryesorë të CR7./mxh
