Tuneli i Murrizit hapet për qarkullim në pranverë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tuneli  i Murrizit i cili afron më shumë Tiranën me Dibrën do të hapet plotësisht për qarkullim në mars të vitit 2025.

Zv.kryeministrja njëherësh Ministre  e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar punimet ku aktualisht po punohet me detajet e fundit ndërsa theksoi se kjo vepër infrastrukturore do të hapët plotësisht në pranverë pasi ndërtimi ka përfunduar 

“Puna në tunelin e Murrizit, një ndër veprat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit është përmbyllur. Ai do të hapet në marsin e vitit 2025, kur dhe tuneli i emergjencës të ketë përfunduar. Tuneli i Murrizit, është një tub i hekurt, i armatuar në 360 gradë, jo vetëm në kupolë, por edhe në dysheme për të krijuar qëndrueshmëri”, deklaroi Balluku.

Balluku theksoi se ndërtimi i kësaj vepre ishte e vështirë për shkak të gjeologjisë së tokës. Ajo hodhi poshtë zërat se qeveria ka rritur financimet për ndërtimin e saj.

“Kontrata e Rrugës së Arbrit është e lidhur me çelësa në dorë dhe shteti shqiptar nuk ka shtuar asnjë qindarkë. Është e njëjta paketë financiare siç është parashikuar në nisje të punime”, tha Balluku.

Ajo e cilësoi një ndër veprat më të rëndësishme sa i përket ndërlidhjes së Jugut me Veriun.

“Është krenaria e infrastrukturës shqiptare. Tregon se kompanitë shqiptare kanë të gjitha mundësitë për ndërtimin e veprave komplekse, siç ishte ky rast”, tha ajo.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km.

Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Lexo edhe :  Muriqan/ Tre kg kokainë në tavanin e furgonit, Policia Kufitare arreston lushnjarin

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare./K.K

Të fundit

Kampioni botëror më i ri në histori/ Kush është Luke Litter, sensacioni i Pikados?

Luke Littler, 17-vjeçari që la pas legjendën Michael van Gerwen për t’u bërë kampioni më i ri botëror i...

Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë, çfarë është HMPV?

Rastet e infeksioneve me një virus respirator ka ngritur shqetësim në Kinë, spitalet e të cilës janë tashmë të mbipopulluara. Virusi, i identifikuar si metapneumovirus...

Trajneri i Everton flet për dëmtimin e Brojës: “Shumë zhgënjyese, po përshtatej mirë”

Armando Broja u dëmtua sot në ndeshjen që Everton po luante në transfertën e Bournemouth. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në...

Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar

Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vjetër do të përfshihet nga ngricat siberiane. Pyetja, sipas analizave të tyre, është nëse...

Pogradec, zjarri nisi nga oxhaku/ Digjet plotësisht banesa e të moshuarit

POGRADEC- Zjarri që përfshiu banesën e një 80-vjeçari në Pogradec mbrëmjen e të shtunës dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës së të...

Lajme të tjera

Web TV