Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Stafetën e morën ata të parët, ku dhjetëra prej tyre u ngjitën në podium dhe morën fjalën për ta portretizuar Partinë Socialiste si të vetmen parti që u kanë dhënë shansin për një angazhim politik dhe ambicien për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

I rrethuar nga të rinjtë, mori pjesë në këtë Kongres, edhe kryesocialisti Edi Rama i cili dha mesazhe elektorale kryesisht ndaj të rinjve.

Teksa shpalosi si objektiv prioritar në mandatin e katërt, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Rama u tha të rinjve se, vota për Partinë Socialiste është votë për ndryshim, tek të tjerat do gjejnë zhgënjim.

Me doza ironie foli kryesocialisti, për Partinë Demokratike por edhe për partitë e ashtuquajtura të reja, që kërkojnë ndonjë mandat mes dy partive kryesore.

Një thirrje të veçantë e kishte Rama në këtë takim, për shqiptarët në Diasporën. Ai u kërkoi të regjistrohen sa më shpejt për të votuar më 11 maj, duke u kujtuar se afati i fundit është 4 marsi, dhe për këtë, të mos kujtohen ditën e fundit./e.t

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV