Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Lartë të Sulmit të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe udhëhoqi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Më tej presidenti nënvizon se Sulmet nuk rrezikuan civilët.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët. Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se “NE DO t’ju gjejmë, dhe ne do t’ju vrasim”, shtoi Trump.

Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se “vlerësimi ynë fillestar është se shumë operativë u vranë në sulmet ajrore dhe asnjë civil nuk u dëmtua”.

Më tej ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të gatshme për të gjetur dhe eliminuar terroristët, teksa theksoi se sulmet u kryen në malet Golis, në Somalinë veriore.

Në 2023 forcat amerikane vranë liderin e ISIS, Bilal al-Sudani, dhe 10 prej operativëve të tij në një shpellë të largët malore në Somalinë veriore pas një operacioni të urdhëruar nga Biden, citon BBC.

Dega somaleze e ISIS-it u formua në vitin 2015 nga një grup dezertorësh nga grupi al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën – grupi më i madh xhihadist në Somali.

ISIS në Somali është i njohur për zhvatjen e banorëve vendas dhe kryen kryesisht sulme sporadike në shkallë të vogël, sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Të fundit

‘Me çfarëdo çmimi qoftë’: investimet historike në Gjermani

Gjermania reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë e nxit edhe Brukselin. Friedrich Merz rikthen me guxim Gjermaninë...

Berisha për median greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një intervistë për median greke “Liberal”, se Shqipëria nuk i plotëson kriteret për t’u anëtarësuar në...

Ndërhyri në dosjen e ‘Toyota Yaris’, GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Gjykata e Posaçme ca caktuar masën arrest me burg për avokatin Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes...

8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar të gjithë vajzat dhe gratë për festën e 8 Marsit. Gjatë akitivitetit të organizuar...

Greqia sërish “në flakë”/ Rrëzohet me 157 vota kundër mocioni për qeverinë Mitsotakis

Vijojnë protestat dhe trazirat në Greqi. Sheshi “Sintagma” është sërish në flakë nga bombat molotovë të hedhura. Ka pasur një përpjasje mes protestuesve dhe forcave...

Lajme të tjera

Web TV