Last Updated on 07/11/2026 by Anisa
Një numër që për më shumë se dy dekada ishte kthyer në simbol të Portugalisë, por që tashmë do të ketë një tjetër pronar. Pas lamtumirës së Cristiano Ronaldos nga kombëtarja, lind pyetja: a do të tërhiqet përgjithmonë fanella ikonike me numrin 7 në nder të legjendës portugeze?
Përgjigjja është jo! Rregulloret e FIFA-s nuk lejojnë që kombëtaret e meshkujve të tërheqin përfundimisht numrat e fanellave, pavarësisht historisë së futbollistit që i ka mbajtur.
Në fakt, numri 7 ka nisur të ketë një jetë të re edhe pa Ronaldon. Gjatë grumbullimit të fundit, këtë fanellë e veshi Rafael Leao, ndërsa në të kaluarën, në mungesë të CR7, e kanë mbajtur edhe emra si Nani, Quaresma, Bruma dhe Andre Silva.
Rregullat e UEFA-s kërkojnë që numrat e fanellave të përcaktohen për çdo ndeshje zyrtare, ndaj Portugalia nuk mund ta lërë numrin 7 jashtë përdorimit.
Madje, ish-futbollisti Paulo Futre kishte propozuar që fanella të tërhiqej në shenjë respekti për Ronaldon, por rregullat ndërkombëtare nuk e lejojnë një gjë të tillë.
Kështu, numri 7 do të vazhdojë të jetë pjesë e Portugalisë, por trashëgimia e tij do të mbetet e lidhur përgjithmonë me Cristiano Ronaldon.
