Pakënaqësi të mëdha me doganat e reja amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kanada, Meksikë, Kinë por edhe në Bashkimin Evropian reagimet janë negative ndaj vendimit të presidenti Donald Trump për të rritur tarifat doganore ndaj disa vendeve. Trump ka rritur doganat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Kina do të ankohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, Meksika po shqyrton tarifat hakmarrëse. Ndërsa Kanadaja ka bërë të ditur përmes një mesazhi emocionues të kryeministrit Justin Trudeau se do të përgjigjet me kundërmasa ndaj Amerikës.

Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë tarifa prej 25 për qind për mallrat amerikane duke filluar nga e marta, tha Trudeau në një konferencë për shtyp. Tarifat e planifikuara nga Kanadaja përfshijnë mallra amerikane me vlerë prej 155 miliardë dollarë. Qeveria kanadeze po shqyrton edhe masat në fusha të tjera. Në një fjalim emocionues, Trudeau theksoi marrëdhëniet e mira shekullore mes fqinjëve SHBA-së dhe Kanadasë. “Ne kemi luftuar së bashku, kemi vdekur së bashku”, tha ai, duke kujtuar misionet e përbashkëta të ushtarëve kanadezë dhe amerikanë në luftëra të ndryshme. “Ne kemi qenë gjithmonë në anën tuaj, në anën e amerikanëve”, tha ai, duke shprehur moskuptimin e tij të plotë për tarifat e planifikuara nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilat do të hyjnë në fuqi të martën e ardhshme.

Kundërpërgjigja e Kanadasë

“Ne nuk e donim këtë”, tha ai. Kanadaja do të punojë me Meksikën, e cila gjithashtu preket nga tarifat e SHBA. Trudeau njoftoi se kanadezët duhet të presin kohë potencialisht të vështira në javët e ardhshme. Por tarifat e Trump do të dëmtojnë edhe amerikanët. “Këto tarifa do të rrisin koston tuaj të jetesës, duke përfshirë ushqimin dhe benzinën. Ato do të kufizojnë aksesin tuaj në mallrat më të rëndësishme për jetën”, paralajmëroi Trudeau amerikanët.

“Ne nuk donim asnjë nga këto, por nuk do të tërhiqemi. Tarifat që Kanadaja po vendos tani për mallrat amerikane janë të destinuara për një gamë të gjerë mallrash, nga birra te borboni, lëngu i portokallit, mallrat shtëpiake te mobiljet. Trudeau u bëri thirrje kanadezëve që të mendojnë për pushimet e planifikuara në Shtetet e Bashkuara. “Rroftë Kanadaja”, përfundoi Trudeau deklaratën e tij të shkurtër.

Çfarë vendosi Trumpi?

Trumpi më parë ka vendosur tarifa ndëshkimore doganore kundër Meksikës, Kinës dhe Kanadasë. Trump bëri të ditur vendimin e tij në platformën Truth Social. Sipas këtij vendimi, tarifat prej 10 për qind do të vendosen për të gjitha importet nga Kina. Ndërsa për importet nga Meksika dhe Kanadaja tarifat do të jenë 25 për qind, tha Trump. Një normë prej 10 përqind do të zbatohet vetëm për importet e energjisë nga Kanadaja. Edhe Meksika ka paralajmëruar kundërmasa ndaj Amerikës. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë, Marcelo Ebrard të zbatojë një plan që përfshin kundërtarifat.

Lexo edhe :  A do të vendoset mbi fatin e Ukrainës pa Ukrainën?

Tarifat si një mjet presioni kundër migracionit

Presidentja reagoi me zemërim ndaj pretendimit të Shtëpisë së Bardhë se qeveria e saj ishte aleate me kartelet e drogës. Në të njëjtën kohë, ajo i propozoi presidentit amerikan, Donald Trump një grup pune për bashkëpunim në luftën kundër trafikut të drogës. “Meksika nuk dëshiron konflikt. Ne presim bashkëpunim midis vendeve fqinje”, tha ajo. Por Trump nuk kritikon vetëm çekuilibrat në tregti. Ai po përdor tarifat edhe për të detyruar Meksikën të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër migracionit dhe karteleve të drogës. Trump akuzon Meksikën, Kanadanë dhe Kinën se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar kontrabandën e drogës fentanyl shpesh vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara.

Përgjigja e Kinës

Kina do të ankohet në Orbanizatën Botërore të Tregtisë, OBT. Kina reagoi me zemërim ndaj tarifave të SHBA dhe njoftoi “kundërmasat e duhura”. Përveç kundërmasave, ajo do të ngrejë padi kundër Amerikës në OBT, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë kineze. Kina thotë se tarifat ndëshkuese përbëjnë shkelje serioze të rregullave të OBT-së. Fentanili është problemi i Amerikës, u tha, por deri tani nuk ka të dhëna për kundërmasat kineze. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Trump ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet masave hakmarrëse nga Kina, Kanadaja dhe Meksika me tarifa të mëtejshme. Kjo rrezikon hapjen e një lufte tregtare që mund të çojë në përçarje të gjerë ekonomike për të gjitha vendet e përfshira. Trump ka njoftuar masa edhe kundër Bashkimit Evropian, por i ka shtyrë ato për një datë të mëvonshme. Kur? Akoma nuk dihet. Por edhe këto masa kanë prekur shumë industrinë dhe ekonominë e Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera që eksportojnë shumë në Amerikë./DW/

Të fundit

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Lajme të tjera

Web TV