“Është një organizatë kriminale”/ Elon Musk: USAID të shuhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manjati i teknologjisë Elon Musk ka deklaruar së fundmi se USAID është një organizatë kriminale dhe se ka ardhur koha që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar të shpërbëhet.

Kjo ka qenë një fundjavë me zhvillime pafund për USAID, pasi bisedimet për përfshirjen e mundshme të agjencisë në Departamentin e Shtetit, janë dukur gjithnjë e më shumë sikur po kthehen në një plan konkret për ta bërë këtë.

Përfaqësuesi Brian Mast i tha CBS se agjencia ka të ngjarë të jetë më nga afër nën Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Mast tha se ai po punonte me Rubio për t’u siguruar që ka komandimin dhe kontrollin e duhur të këtyre agjencive, sepse tani vetëm 10 deri në 30 për qind e financimit të zhvillimit të SHBA-së që trajton USAID shkon në të vërtetë për ndihmë.

Postimi i Musk pasoi raportimet nga CNN dhe Associated Press se dy zyrtarë të lartë të USAID-it u përpoqën të bllokonin stafin e DOGE nga qasje në rrjetet kompjuterike.

Sipas punonjësve të Senatit Demokratik, 8 përfaqësues të DOGE u paraqitën në zyrat kryesore të USAID-it duke kërkuar qasje në të gjitha zyrat.

Kur siguria e USAID-it ua mohoi qasjen, punonjësit e DOGE paralajmëruan se do të thërrisnin Shërbimin e Marshallëve të SHBA për t’i detyruar që t’i lejonin të hynin./E.T

Të fundit

Serbët e Graçanicës: S’kemi ku shkojmë tjetër, kjo është edhe toka jonë

Partia kryesore e serbëve të Kosovës po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare atje pas vite të tëra...

Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

Sipas një studimi të ri të studiuesve australianë të publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, konsumimi i 5 ose më...

Zyrtare, shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte...

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake...

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa...

Lajme të tjera

Web TV