Belgjikë, betohet kryeministri i ri i vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi i konservatorëve flamandë, Bart De Wever, u bë zyrtarisht sot kryeministri i ri i vendit duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror, së bashku me 14 anëtarët e qeverisë së tij.

Udhëheqësi 54-vjeçar, i cili kaloi 12 vjet si kryebashkiak i Antverpës (në veri), është separatisti i parë flamand që kryeson qeverinë federale në Belgjikë.

Pothuajse tetë muaj pas zgjedhjeve legjislative, të shënuara nga fitorja e partisë së tij, N-VA, ai do të çojë vendin djathtas me katër partitë partnere të koalicionit.

Bart De Wever ka premtuar të jetë më i rreptë në politikën e azilit, sigurinë dhe të “shpërblejë punën” duke kufizuar të drejtën e përfitimeve të papunësisë në dy vjet.

Qeveria ka 11 burra dhe katër gra.

Ekipi i ri pason atë të liberalit Alexander De Croo në vend që nga tetori 2020.

Ai shënon kthimin në pushtet të ”Aleancës së Re Flamane” (N-VA), tashmë e lidhur me një qeveri të qendrës së djathtë midis 2014 dhe 2018.

Pesë partitë e koalicionit përfaqësojnë 81 nga 150 deputetët në parlamentin e ri, të zgjedhur më 9 qershor./E.T

Të fundit

Ç’ndodhi gjatë natës? Egli dhe Gjesti shkëmbejnë puthjen e parë në buzë?

Teksa Egli e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Gjestit, ky i fundit ka thënë se nuk ushqen ndjenja ndaj...

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Nga Kreshnik Spahiu Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos të votojë Albin Kurtin. Madje thirrja e SHBA ka shkuar...

Real Madridi shpërthen, i drejton letër Federatës së Futbollit në Spanjë

E hënë historike. Klubi i Real Madridit ka bërë publik tekstin që i ka dërguar RFEF-së, duke shfrytëzuar arbitrimin e Cornellà... dhe kundër të...

Arrestohet këngëtari i njohur grek, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u...

RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa...

Lajme të tjera

Web TV