Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se kishte shumë pak gjasa të urdhëronte sulme të reja ndaj Iranit për sa kohë që bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit përparojnë.
“Varet nëse ata nënshkruajnë apo jo një marrëveshje shumë të fortë”, citoi CNN të ketë thënë Trump në një intervistë telefonike.
“Përgjigja është se ka shumë pak gjasa që të jetë e nevojshme”, shtoi ai.
Trump gjithashtu tha se SHBA-të kishin identifikuar objektiva të mundshëm infrastrukturorë.
“Këto përfshinin 38 ura “që mund t’i shembin brenda një ore”, tha ai./mxh
